Maqedoni
Pavarësia e Maqedonisë, nisin prej sot festimet treditore
06.09.2017 17:38
Prej sot fillon festimi treditor i 8 Shtatorit – Ditës së pavarësisë së Maqedonisë, e cila këtë vit shënohet me moton “Maqedonia e lirë, e lirë jeton”...

Shënimi filloi pasdite me ngjarje sportive “Vrapo, luaj, aktivizohu”, në Skelën e lumit Vardar në organizim të Agjencisë për Rini dhe Sport.
U organizua garë rekreative në atletikë, aksion ekologjik për pastrimin e Skelës, volejboll në rërë, kajak, kros fit, ngjitje në shkëmbinj dhe aktivitete skejt. Festimi qendror do të mbahet nesër, nën patronazhin e Qeverisë.
