Mexhiti pret që mash të pranojë emrat e ri të shkollave
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, pret që Ministria e Arsimit të pranojë ndryshimin e emrave të katër shkollave të kësaj Komune..........

Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, pret që Ministria e Arsimit të pranojë ndryshimin e emrave të katër shkollave të kësaj Komune.
Ndërrimi i emrave është bërë në mënyrë të ligjshme dhe mbetet vetëm vullneti i mirë për tu regjistruar në Ministrinë e Arsimit dhe më pas edhe në Regjistrin Qendror, thotë Mexhiti.
“Mendoj se gjithçka është e qartë rreth emrave të shkollave, vullneti i prindërve, i nxënësve, i këshilltarëve dhe vetë kryetarit të Çairit, mbetet vetëm të gjendet vullnet i mirë, të regjistrohen në Ministrinë e Arsimit dhe në Regjistrin Qendror dhe të përmbyllet si problem”, deklaroi kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti.
I pyetur nëse zgjidhja e kësaj çështje do të jetë prioritet i parë i ministrit të ri të Arsimit, Abdilaqim Ademit, Mexhiti tha: “Duhet të pyetni ministrin”.
Ndryshe, para dy vitesh Komuna e Çairit ka miratuar vendimin për emërtimin me emra shqip të katër shkollave edhe atë: “Ismail Qemali”, “Hasan Prishtina”, “Jashar Bej Shkupi” dhe “Imri Elezi”, por edhe këtë fundvit, nxënësit morën dëftesa me emrat e vjetër, për shkak të mosregjistrimit të emrave të rinj në Ministrinë e Arsimit. (Naim Sinani, TVM2)
