Sirianët marrin kontrollin e Deir ez-Zor

06.09.2017 20:32

Një ditë pas sulmit të forcave ajrore ruse në zonën e Deir ez-Zor në Siri, e cila kontrollohej nga ekstremistët e ISIS, forcat siriane kanë rimarrë kontrollin e saj....

Më shumë 200 xhihadistë u vranë gjatë sulmit me raketat ruse.
 
Trupat siriane zbuluan një rrjet masiv tunelesh nëntokësore që përdoreshin nga terroristet si depo armësh, ushqimesh dhe ilaçesh.
 
Armë, eksplozive dhe automjete të blinduara ishin pjesë e arsenalit të ekstremisteve të ISIS.
 
Rezervat ne armatime dhe ushqime, tregojnë se ISIS ishte përgatitur për një mbrojtje afatgjatë, tha Ministria e Mbrojtjes e Rusisë.
 
Rrethimi i ISIS ne Deir ez-Zor u arrit në sajë të sulmit ajror rus pas të cilit terroristët braktisën, katër kamionë të mbushur me armatime, një sasi të madhe armësh të vogla, municione, mbi 100 pajisje eksplozive të improvizuara si dhe rripa vetëvrasës.
 
Tv Klan