Publikim i punësimit të personave të rinj shfrytëzues të ndihmës sociale

07.09.2017 09:45

Në Shkup sot do të promovohet publikim me analizë për gjendjen aktuale me punësimin...

Në Shkup sot do të promovohet publikim me analizë për gjendjen aktuale me punësimin dhe pjesëmarrjen në tregun e punës të të rinjve të moshës 18-29 vjeçare, shfrytëzues të ndihmës sociale ose që jetojnë në familje shfrytëzuese të ndihmës sociale.

Publikimin "Analizë studimore të nevojave: inkuadrim social i grupeve të ndjeshme përmes krijimit të mundësive të barabarta për qasje në tregun e punës" do ta promovojë Koalicioni i organizatave rinore TANI.

Dokumenti është pjesë e projektit Përmirësimi i inkluzionit social përmes përforcimit të punësimit "Dera e hapur - për të rinjtë nga të rinjtë" nga skema e dytë e grantit nga komponenta IPA 4 me dedikim specifik për inkluzion social.

Qëllimi i projektit është të lehtësohet përfshirja sociale e grupeve të rrezikuara të njerëzve të rinj përmes krijimit të mundësive të barabarta për qasje deri te tregu i punës dhe përmirësimit të punësimit të tyre përmes ndërtimit të shkathtësiëve që të përfshihen në tregun e punës dhe integrimit të tyre të tërësishëm në shoqëri.