Presidenti Meta bën vizitën e parë si president i Shqipërisë

07.09.2017 10:15

Ilir Meta i cili nga data 24 korrik edhe zyrtarisht morri postin e presidentit të Shqipërisë....

Ilir Meta i cili nga data 24 korrik edhe zyrtarisht morri postin e presidentit të Shqipërisë, të hënën pritet që të nis takimet diplomatike jashtë vendit.

Meta vizitën e tij të parë si President i Shqipërisë do të bëjë në shtetin fqinj, Itali.

Ai do të vizitojë Italinë më datat 11 dhe 12 shtator ku do të ketë takime me politikanë të lartë dhe krerët e shtetit italian.