Futboll

Shaqiri: Franca është Francë, edhe pa Ribery-në

14.06.2014 18:09

Mungesa e Franck Ribery për arsye dëmtimi nuk mund të jetë argument për Zvicrën...

Mungesa e Franck Ribery për arsye dëmtimi nuk mund të jetë argument për Zvicrën, për të menduar se do ta ketë më të lehtë përballjen me formacionin e Didier Deshamps. XherdanShaqiri, në prag të sfidës së parë me Ekuadorin, këmbëngul seFranca është një skuadër e madhe që do të bëjë të mos ndihet mungesa e 31-vjeçarit të Bayern Munchen.
 
"Franca mbetet Francë. Sigurisht që Ribery është një lojtar kyç i kësaj skuadre, por "Blutë" kanë elementë të tjerë shumë cilësorë që mund ta mbulojnë pozicionin e tij", është shprehur futbollisti nga Gjilani.
 
22-vjeçari me origjinë shqiptare i referohet fitores së thellë 8-0 të Francës në miqësoren me Xhamajkën për të treguar se helvetët do të jenë shumë koherentë për të patur shansin për vendin e parë në grup.
 
"Franca është një skuadër e madhe përbëhet nga lojtarë të rinj me shumë cilësi dhe luan me të njëjtin stil loje. Ata mund të bëjnë gjëra të pabesueshme. Ne nuk jemi as Franca, as Spanja dhe as Brazili. Duhet të luajmë të bashkuar, që të mund të arrijmë diçka. Ne jemi Zvicra e vogël dhe duhet të luajmë si skuadër", vijoi Xherdan Shaqiri.