Botë
Paris, gjendet eksploziv në një banesë, dy të arrestuar
07.09.2017 14:19
Në një apartament jashtë Parisit janë gjetur eksplozivë, si ata që janë përdorur më parë nga ekstremistët islamikë...

Zyrtarët francezë thanë se eksplozivët mund të ishin planifikuar për sulme të mundshme. Janë gjetur triperoksid triaceton, i njohur si TATP, dhe janë arrestuar dy të dyshuar.
TATP është përdorur nga grupi ekstremist “Shteti Islamik”, i cili ka organizuar ose frymëzuar disa sulme terroriste në Francë, në vitet e fundit. Ministri i Brendshëm i Francës, Gerard Collomb, tha se bastisja e apartamentit është bërë pasi një riparues që ka punuar në ndërtesë ka vërejtur prodhime të dyshimta dhe ka lajmëruar policinë.
