Kryendeshja e sontme Angli – Itali
Kjo pritet padyshim të jetë ndeshja më interesante e fazës së grupeve në Kampionatin Botëror Brazili 2014. Përballë vihen dy skuadra që historikisht kanë luajtur futboll të bukur edhe pse nuk janë realizuar shumë gola në përballjet e tyre të mëhershme.

Sfida fillon sonte nga ora 00:00 (24:00) në Manaus apo Arena Amazionia, stadium që u kritikua tej mase, pasi fusha ende nuk është në gjendjen më të mirë të mundshme. Roy Hodgosn nuk mund të llogarisë në të riun, Alex Oxlade-Chamberlain që shkëlqeu ndaj Ekuadorit, por qysh në atë sfidë pësoi edhe një lëndim që i rrezikon edhe ndeshjen e ardhshme.
Cesare Prandelli vije me një skuadër të fortë, por padyshim duhet cekur mungesa e të talentuarit De Sciglio që ka tërheqje muskulare.
Megjithatë duhet theksuar se Adam Lallane dhe Ross Barkley janë favoritë për të startuar, kurse në bankën rezervë mbetet talenti i Arsenalit, Jack Wilshere që po ashtu nuk është 100% dhe jo në formën e duhur.
Te Italia gjithashtu ka gjasa që edhe Ciro Immobile të startoj së bashku në sulm me Mario Balotellin.