Tre ditë festime për pavarësinë, “Maqedonia e lirë, Maqedonia jeton”

07.09.2017 14:39

Nën moton "Maqedonia e lirë, e lirë jeton", filluan festimet treditore...

Nën moton "Maqedonia e lirë, e lirë jeton", filluan festimet treditore të 26 vjetorit të pavarësisë së Maqedonisë.

Aktivitetet kanë filluar që dje me manifestime sportive. Manifestimi qendror u mbajt para qeverisë në patronatin e së cilës shënohet kjo festë.

Më 8 shtator të vitit 1991, mbi 95 për qind e qytetarëve që dolën në referendum, pozitivisht iu  përgjigjën të vetmes pyetje "A jeni për Maqedoni të pavarur me të drejtë të hyjë në union të ardhshëm të shteteve sovrane të Jugosllavisë?”, Referendumit i parapriu “Deklarata për pavarësi”, të cilën Parlamenti i parë i Maqedonisë shumëpartiake e miratoi më 25 janar të vitit 1991.

Formalisht, vullneti i popullit për shtet të pavarur u konstatua me Deklaratën për pranimin e rezultateve të referendumit më 18 shtator të vitit 1991 në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë. Hap i ardhshëm ishte miratimi i Kushtetutës së re më 17 nëntor 1991.

Hije në ngjarjet me të cilat u vendosën themelet e Maqedonisë së pavarur hodhi bojkotimi i referendumit nga ana e bashkësisë etnike shqiptare, të cilët kërkuan statusin e autonomisë dhe nuk ishin të kënaqur me pozitën e arritur në Kushtetutën e re të vendit.

Një tjetër hije në fillimet e shtetit të ri ishte edhe mospërkrahja e Kushtetutës së re nga deputetët shqiptarë. Dhjetë vite më vonë Kushtetuta u plotësua pas konfliktit të vitit 2001 dhe nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit.