Maqedoni
Kuvend, miratohet shpallja e konkursit për kryeprokuror
07.09.2017 17:37
Kuvendi ka miratuar shpalljen e konkursit për zgjedhjen e prokurorit të ri publik...

Me 61 vota për dhe asnjë kundër, shumica miratoi vendimin për shpalljen e konkursit, ndërsa në momentin e votimit deputetët e opozitës e lëshuan sallën e Kuvendit me arsyetimin se shkarkimi i ish-kryeprokurorit, Marko Zvërlevski, dhe shpallja e konkursit për zgjedhjen e prokurorit të ri bëhet në periudhë kur janë shpallur zgjedhjet, prandaj sipas tyre ai është i kundërligjshëm.
Zvërlevski u shkarkua nga Kuvendi më 17 gusht, ndërsa Këshilli i Prokurorëve aktualisht ka zgjedhur ushtrues detyre Liljana Spasovskën.
