Futboll
Uruguaj-Kosta Rika
14.06.2014 18:16
Super-sfida mes Anglisë dhe Italisë, e vlefshme për grupin D, që do të zhvillohet në orën 24:00...

Super-sfida mes Anglisë dhe Italisë, e vlefshme për grupin D, që do të zhvillohet në orën 24:00 do të paraprihet dhe nga takimi tjetër i këtij grupi, ai mes Uruguajit dhe Kosta Rikës që do të zhvillohet në orën 21:00.
Amerikano-jugorët, dy herë kampionë Bote, nisen dukshëm të favorizuar në këtë përballje. Për më tepër ekipi Tabarez është i ndërgjegjshëm se në një grup të tillë, skuadra e vetme ndaj të cilët tre pikët mund të jenë të thjeshta është pikërisht ajo kosta-rikane.
E gjithë bota do ti ketë sytë nga dyshja Suarez-Cavani, në ndeshjen që luhet në stadiumin "Castelao" të Fortalezas dhe që gjykohet nga gjermani Felix Brych.
