Beograd, ambasadorja Tipko takon kryeministren Bërnabiq
Ambasadorja e Maqedonisë në Beograd, Vera Jovanovska – Tipko, ka takuar kryeministren serbe, Ana Bërnabiq...

Ambasadorja e Maqedonisë në Beograd, Vera Jovanovska – Tipko, ka takuar kryeministren serbe, Ana Bërnabiq, ku është biseduar për përforcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe të bashkëpunimit rajonal.
Në kumtesën e kabinetit të kryeministres serbe pas takimit theksohet se ajo i ka dërguar ftesë për vizitën e kryeministrit, Zoran Zaev, në Beograd, duke vlerësuar në këtë rast se takimi do të jetë hap pozitiv në marrëdhëniet mes dy vendeve.
Në takimin Bërnabiq ka theksuar se dy shtetet kanë shumë hapësirë për zhvillimin e marrëdhënieve reciproke, veçanërisht në ekonomi dhe turizëm, duke theksuar se implementimi i Planit veprues për hapësirë ekonomike rajonale të Ballkanit Perëndimor është çështje e rëndësishme e cila do ta lehtësojë dhe përmirësojë bashkëpunimin.
