Gjermania dhe Franca, kritika manovrës ushtarake Rusi - Bjellorusi
Ministrat gjerman dhe francez të mbrojtjes kanë kritikuar manovrën e fundit ushtarake të Rusisë me Bjellorusinë...

Ministrat gjerman dhe francez të mbrojtjes kanë kritikuar manovrën e fundit ushtarake të Rusisë me Bjellorusinë, ku kanë thënë se Moska dëshiron të tregojë fuqinë ushtarake në kufijtë e BE-së dhe NATO-s.
“Është shumë me rëndësi që në këtë kontekst ne të riafirmojmë prezencën tonë në këtë strategji që Rusia po e përdor për të na frikësuar”,- ka thënë ministrja franceze e mbrojtjes, Florence Parly.
Nën rregullat e OSBE-së, që ndryshe njihen si dokumenti i Vjenës, shtetet që kryejnë manovra ushtarake me më shumë se 13.000 ushtarë duhet të njoftojnë paraprakisht vendet e tjera, e po ashtu të jenë të hapura për mbikëqyrësit.
Rusia dhe Bjellorusia kanë thënë se këto manovra ushtarake të ashtuquajtura “Ushtrimet e Perëndimit”, përfshijnë rreth 12.700 ushtarë dhe do të mbahen në Bjellorusi dhe në disa pjesë perëndimore të Rusisë. Në anën tjetër, zyrtarë të perëndimit dhe ekspertë thonë se numri i vërtetë i pjesëmarrjes së ushtarëve mund të arrijë në 100 mijë trupa.
NATO ka thënë se do të dërgojë tre vëzhgues në Bjellorusi dhe Rusi për të monitoruar manovrat ushtarake dhe vazhdimisht u ka bërë thirrje të dyja vendeve të lejojnë monitorimin e kufijve në prova. Rusia mban provat “zapad” çdo katër vite në tri pjesë të ndryshme të vendit.
