Zaev: Respekt dhe mirëkuptim të ndërsjelltë, për një Maqedoni për të gjithë ne

07.09.2017 21:05

Në festën qëndrore me rastin e Ditës së Pavarësisë që mbahet nën moton “Maqedonia e lirë, e lirë jeton” ...

Në festën qëndrore me rastin e Ditës së Pavarësisë që mbahet nën moton “Maqedonia e lirë, e lirë jeton” ,  kryeministri  Zoran Zaev kërkon përkrahjen e qytetarëve për të  të vazhdojnë së bashku ta ndërtojmë Republikën e Maqedonisë,  në një shoqëri për të gjithë, përmes respektit të ndërsjellë dhe mirëkuptimit.
 
Zaev theksoi se Republika e Maqedonisë përsëri ka politikanë të përgjegjshëm të cilët e dinë se çfarë u nevojitet qytetarëve, por se ka edhe qytetarë të vetëdijshëm të cilët e dinë se çfarë i nevojitet shtetit.
 
“Bëj thirrje për përgjegjësi prej secilit dhe mbështetje të fuqishme t’i vazhdojmë proceset demokratike në interes të së ardhmes euroatlantike të Republikës së Maqedonisë”, theksoi Zaev për të shtuar se Maqedonia, dhe të gjithë qytetarët e saj, janë para një momenti i cili nuk lëshohet dhe për të cilin është e nevojshme të tregohet pjekuri.
 
“Sytë e gjithë opinionit ndërkombëtar i kthyem nga ne me atë që në mënyrë të matur dhe me durim, nga një vend gjenerator i krizës, Republikën e Maqedonisë e shndërruam në motor të zhvillimit të rajonit. Tani kemi rrugën e hapur për progres përmes duarve të shtrira për anëtarësim në Bashkimin Evropian dhe në NATO prej vendeve mike të Maqedonisë. Ekzistojnë mundësi reale që Maqedonia të marrë rekomandim të pastër, ndërsa më pas edhe data për negociata me Bashkimin Evropian. Janë reale shpresat edhe se Republika e Maqedonisë mund të jetë anëtarja e 30-të e NATO-s”, potencoi kryeministri Zaev.
 
Test kryesor, sipas tij, janë edhe zgjedhjet lokale. 
 
“Fuqimisht jemi përcaktuar që të organizojmë dhe zbatojmë zgjedhje korrekte, demokratike dhe të rregullta, me zero tolerancë për keqpërdorime eventuale”, theksoi kryeministri Zaev.
 
Përmendi edhe reformat dhe  marrëdhëniet e  mira fqinjnjësore dhe bashkëpunimin rajonal.