Futboll
Kolumbi-Greqi
14.06.2014 18:21
E gjithë vëmëndja e sotme është te Grupi D, aty ku do të zbresin në fushë Anglia...

E gjithë vëmëndja e sotme është te Grupi D, aty ku do të zbresin në fushë Anglia, Itali dhe Uruguaji, por këto kombëtare nuk do të jenë të vetmet pasi në grupin C në orën 18:00 do të kemi një duel mes dy kontinentesh, me Kolumbinë që do të sfidojë Greqinë.
Dy skuadrat që shihen si favorite për kalimin e grupit, por amerikano-latinët janë më të favorizuar për ndeshjen e sotme.
Për kombëtaren ballkanase në fushë pritet të jetë nga minuta e parë edhe shqiptari që luan për Bolognan, Gjergji Kone, ndërsa Sotiris Nini do ta nisë ndeshjen nga stoli.
