Maqedonia, 26 vjet shtet i pavarur
Maqedonia sot zyrtarisht shënon 26-vjetorin e pavarësisë....

Maqedonia sot zyrtarisht shënon 26-vjetorin e pavarësisë së saj nga ish-federata jugosllave, përmes një referendumi popullor, i cili e shpalli atë shtet të pavarur dhe sovran.
Festimet për shënimin e ditës së pavarësisë zgjasin tre ditë. Shënimi i pavarësisë fillimisht u bë përmes disa aktiviteteve sportive, për të vazhduar më pas me manifestimin qendror në Qeveri në patronatin e së cilës shënohet kjo festë. Në këtë manifestim fjalim mbajti edhe kreu i ekzekutivit, Zoran Zaev, i cili porositi se “duhet vazhduar së bashku ta ndërtojmë Maqedoninë në një shoqëri të përbashkët për të gjithë”.
Gjatë ditës së sotme janë paraparë manifestime të tjera për të shënuar ditën e pavarësisë. Delegacioni qeveritar i kryesuar nga kryeministri Zaev tek varrezat në Butel do të vendosë kurorë lulesh tek varri i sh-presidentëve, Kiro Gligorov dhe Boris Trajkovski. (Besim Abdullahu, TVM2)
