Ivanovi, letër urimi për Ditën e Pavarësisë

08.09.2017 10:50

Presidenti i vendit, Gjorge Ivanov, me rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë....

Presidenti i vendit, Gjorge Ivanov, me rastin e shënimit të Ditës së Pavarësisë së Maqedonisë, ka uruar të gjithë qytetarët, duke shtuar me pas se nga të gjitha dëshirat dhe synimet e njeriut, nuk ka synime dhe dëshira më të mëdha se liria dhe drejtësia.

“Pas shumë vitesh përpjekje dhe mundime, lirinë e realizuam pikërisht më 8 shtator të vitit 1991, ku qytetarët maqedonas u pozicionuan për një Maqedoni sovrane dhe te pavarur. Më 8 shtator qytetarët atë kohë nuk votuan për parti politike, por për një vizion të përbashkët, për Maqedoninë e bashkuar, për të gjithë qytetaret të cilët jetojnë dhe veprojnë në Maqedoni. Votuam për një Maqedoni ku së bashku do t’i ndërtojmë themelet e një shoqërie demokratike dhe t’u përmbahemi principeve civilizuese dhe demokratike”,- tha presidenti Ivanov në telegram urimin me rastin e ditës se pavarësisë - 8 Shtatorin.