Futboll

Holanda e ''turpëroi” kampionin në fuqi

14.06.2014 18:23

Tradita vazhdon. Spanja e nis me humbje Kampionatin botëror edhe në Brazil...

Tradita vazhdon. Spanja e nis me humbje Kampionatin botëror edhe në Brazil. Mirëpo, kampionët në fuqi të botës përjetuan njërën nga humbjet më të thella. Ishte pikërisht finalistja e Botërorit 2010, Holanda, ajo e cila e shkeli ‘Furinë e Kuqe”, e cila për shumëkënd shihej si e pathyeshme dhe atë me rezultat 5:1.
 
Kësisoj, “Tupilanët” iu hakmorën në mënyrën më të mirë të mundshme skuadrës së Vicente Del Bosques për atë humbje të dhimbshme në finalen e Johanesburgut. Të parët në epërsi kaluan spanjollët me golin e shënuar nga Alonso, nga penalltia në minutën e 27-të.
 
Holandezët i barazuan shifrat me një gol të shkëlqyeshëm të Van Persiet, në minutën e 44-të.
 
Ndërkohë, në pjesën e dytë “Portokallinjtë” e thyen plotësisht Spanjën, duke shënuar edhe katër gola tjerë. Robben shënoi dy herë (53’ e 80’), kurse Stefan de Vrij shënoi në minutën e 64-t, derisa Van Persie kontribuoi me një gol tjetër në minutën e 72-të.