Haradinaj: Të shtunën prezantoj kabinetin qeveritar

08.09.2017 13:41

Mandatari për formimin e qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj....

Mandatari për formimin e qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj, të shtunën  në Kuvend do të prezantojë  programin  e Qeverisë së re si dhe emrat e kabinetit qeveritar.

Ende nuk dihet kush do të jenë ministrat e kabinetit të ri, pasi partnerët e koalicionit nuk i kanë dorëzuar listat përfundimtare. Gjithsesi, Haradinaj premtoi një Kosovë për të gjithë, por sidomos për rininë e saj.

“Është traditë që kur e thërret seancën, me kërkesë të dorëzohet edhe një jo program sepse programin do ta bëjmë publike më vonë, por një prezantim të qëllimit qeverisës dhe kabinetin qeveritar, ende nuk i kam të gjitha emrat. Do të bëjmë zgjidhje për të rinjtë në vend që të ardhmen ta ndërtojnë në Kosovë”,- deklaroi mandatari për formimin e Qeverisë së Kosovës, Ramush Haradinaj.