Shqipëri, zgjedhja e kryeparlamentarit, Rama kërkon edhe votën e demokratëve për Ruçin
Edhe përkundër kundërshtimeve, socialistët në Shqipëri do të votojnë për Gramoz Ruçin...

Edhe përkundër kundërshtimeve, socialistët në Shqipëri do të votojnë për Gramoz Ruçin në postin e kreut të Kuvendit. Edhe pse grupi parlamentar i PS-së i ka votat e nevojshme, kryeministri Rama u bëri apel edhe kundërshtarëve demokratë ta mbështesin këtë kandidaturë.
Në fillim të javës së ardhshme, Kuvendi shqiptar do të mblidhet sërish për të votuar kabinetin e ri qeveritar.
“Në Kuvend do të nisë një kapitull i ri i jetës parlamentare. Në fillimjavën e ardhshme do të paraqesim në Kuvend qeverinë e re dhe programin e saj.
Puna e grupit nis zyrtarisht nesër me seancën e parë të Kuvendit dhe do të vazhdojë intensivisht jo vetëm në Kuvend, por edhe në terrenin, ku skuadrat e deputetëve do të jenë të pranishme, siç e kemi folur edhe më parë, për të vijuar komunikimin me zgjedhësit. Disiplina e grupit dhe qeverisë janë faktorë kyç në këtë legjislaturë”,- deklaroi kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
