Maqedoni

Tillerson: Ju mbështesim në rrugën euroatlantike

08.09.2017 15:04

Sekretari shtetëror amerikan, Reks Tilerson, ka uruar Maqedoninë në këtë ditë të pavarësisë...

Sekretari shtetëror amerikan, Reks Tilerson, ka uruar Maqedoninë në këtë ditë të pavarësisë, duke konfirmuar mbështetjen e ShBA-ve në aspiratat e Maqedonisë për hyrje në BE dhe NATO.

“ShBA-të janë krenarë që janë partnerë strategjik të Maqedonisë. 26 vite punojmë së bashku për mbështetjen e aspiratave të vendit tuaj për anëtarësim në NATO dhe BE. Përshëndesim aktivitetet që i ndërmori Qeveria e re, me çka tregoi dedikueshmërinë kundrejt principeve demokratike, respektimin e qeverisjes të së drejtës dhe bashkëpunimit rajonal. ShBA-të do të vazhdojnë të mbështesin përpjekjet e Maqedonisë për zbatimin e reformave të nevojshme për të siguruar vend në familjen euroatlantike. Me padurim presim bashkëpunim të vazhdueshëm edhe në vitet që vijojnë”,- thuhet në urimin e Departamentit të Shtetit Amerikan.