Maqedoni

Takim Ahmeti- Meta në Tiranë, Meta: Zbatoni MO-në, riktheni besimin ndëretnik

08.09.2017 15:53

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, është pritur në Tiranë nga presidenti shqiptar, Ilir Meta...

Meta vlerësoi kontributin e BDI-së në interes të stabilitetit të Maqedonisë dhe përparimin e agjendës së saj europiane. Ai theksoi rëndësinë e zbatimit të plotë të Marrëveshjes së Ohrit për respektimin e të drejtave të shqiptareve në Maqedoni dhe përmirësimin e klimës së besimit të ndërsjellë mes shqiptarëve dhe maqedonasve në interes të integrimit euroatlantik të vendit.

Presidenti Meta shprehu angazhimin e tij për forcimin e bashkëpunimit mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në interes të dy vendeve dhe perspektivës europiane të rajonit.