Dimitrovi: Integrimi i RM-së, në interes të Europës

08.09.2017 16:30

Maqedonia do t’i fillojë negociatat paraqasëse....

Maqedonia do t’i fillojë negociatat paraqasëse për integrim të vendit në Bashkimin Europian pas një apo një viti e gjysëm.

Këtë optimizëm e ka shprehur ministri i jashtëm, Nikolla Dimitrov, gjatë qëndrimit në Talin të Estonisë. Sipas tij, integrimi i vendit në BE nuk është vetëm interes i  Maqedonisë, por edhe i Europës dhe vendeve të BE-së.

“Kam tregim të mirë për t’u treguar ministrave, për momentin optimistikë që ka Maqedonia. Shpresojmë t’i fillojmë negociatat paraqasëse pas një apo një viti e gjysëm. Këtu jam që t’i bind ata se gjithashtu është në interes të Europës të bëjë një gjë të tillë”,- deklaroi ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Me ftesë të përfaqësues së lartë për politikë të jashtme dhe siguri të BE-së, Federica Mogherini,  ministri Dimitrov ka marrë pjesë në takim joformal të ministrave të jashtëm të BE–së, me ç’rast është diskutuar për parandalimin dhe luftimin kundër radikalizmit dhe ekstremizmit, si sfidë e përbashkët e sigurisë të vendeve anëtare të BE-së dhe atyre aspirante. (Nermin Mulaki-Fejzullahu, TVM2)