Maqedoni
Gruevski: Jo tregti me interesa kombëtare e shtetërore
08.09.2017 16:49
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në urimin e tij në 26 vjetorin e Pavarësisë...

Lideri i VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, në urimin e tij në 26 vjetorin e Pavarësisë, ka përmendur periudhën e rëndë nëpër të cilën kalon vendi, ku, sipas tij, po preket thellë identiteti maqedonas. Ai kërkon urtësi dhe guxim në marrjen e vendimeve në këtë periudhë duke mos lejuar tregti me interes kombëtar e shtetëror.
”Nuk kemi aspak hapësirë dhe komoditet për të lejuar vendime të pamatura, pasojat e të cilave do t’i ndjejmë gjatë në të ardhmen. Ne duhet t’i lëmë pas vetes politikat antishtetërore dhe antikombëtare. Nuk duhet lejuar tregtia me interesat e larta shtetërore dhe kombëtare. Jam i bindur se unikë dhe të bashkuar, me një vizion dhe qëllim të përcaktuar qartë, do të arrimë që Maqedoninë ta bëjmë një vend më të mirë për jetesë për të gjithë qytetarët e saj, shtet siç duam t’ua lëmë fëmijëve tanë”,- thotë Gruevski në urim. Sipas tij, rruga për në BE dhe në NATO është e shtruar dhe e përgatitur, por duhet punuar çdo ditë për të arritur atje.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
