Futboll
E rrallë! Fusha e Angli-Itali lyhet me spraj
14.06.2014 18:29
Një prej projekteve më të kushtueshme të "Brazil 2014" ka qënë pa diskutim "ArenaAmazonia" në Manaus...

Një prej projekteve më të kushtueshme të "Brazil 2014" ka qënë pa diskutim "ArenaAmazonia" në Manaus, stadiumi për të cilin u shpenzuan plot 173 milionë sterlina. Por impianti me 42,618 vende të ulura nuk është ende gati për Kupën e Botës që starton nesër në ora 22.00.
Fotot që vijnë nga brendastadiumit, kryesisht fusha, tregojnë se "Arena Amazonia" nuk është ende gati për të pritur kryendeshjen e Grupit D Itali-Angli, të dielën ora 24:00.
Sipas asaj që raporton sot "Daily Mail", fusha e stadiumit në fjalë nuk është ende gati, madje organizatorët kanë nisur punën për lyerjen e fushës me ngjyrë jeshile, gjë që nuk është parë asnjëherë më parë.
Edhe ambjentet jashtë stadiumit lenë shumë për të dëshiruar.
