Maqedoni
Mot me vranësira të ndryshueshme me temperaturë deri më 26 gradë
09.09.2017 12:11
Moti në Maqedoni sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me reshje të shiut...

Moti në Maqedoni sot do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me reshje të shiut, bubullima dhe erë të forcuar nga drejtimi jugor. Reshje më të rrëmbyeshme do të ketë në orët e hershme të mëngjesit dhe në orët e paradites në pjesët perëndimore, ndërsa pasdite reshje do të ketë më shumë në lindje, por me kushte të përcillen me procese më intensive.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 11 deri në 18 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 22 deri në 26 gradë Celsius. UV indeksi do të arrijë 5.
Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe jostabil me shi të rrëmbyeshëm, bubullima dhe me erë të forcuar jugore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 17 gradë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 26 gradë Celsius.
Nesër dhe të hënën moti do të jetë kryesisht me diell dhe i ngrohtë, në shumë vende me temperatura ditore mbi mesataren e ajrit. Të hënën gjatë natës dhe të martën gjatë ditës sërish do të ketë kushte për jostabilitet lokal me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima, por kryesisht në pjesët perëndimore të vendit. Të hënën dhe të martën do të fryjë erë e përforcuar jugperëndimore./mia
