Sportet e tjera

Jasin Rexhallari, kampion mesdhetar në mundje

14.06.2014 18:35

Njëri prej mundësve më të mirë të Maqedonisë kohëve të fundit, Jasin Rexhallari, ka vazhduar të dëshmoj se këtë vit, gjendet në formë të shkëlqyeshme...

Njëri prej mundësve më të mirë të Maqedonisë kohëve të fundit, Jasin Rexhallari, ka vazhduar të dëshmoj se këtë vit, gjendet në formë të shkëlqyeshme.

Mundësi shkupjan, nga klubi i Lirisë, në paraqitjen e tij në Lojërat Mesdhetare për mundje, që po mbahen në Kanjiza të Sërbisë, arriti një sukses tjetër të madh, duke fituar medalje të artë në katgorinë deri në 61 kilogram, në edicionin e katërt të këtyre garave.

I njejti sukses, vjen pas medaljes së bronztë të fituar në Lojërat Mesdhetare vitin e kaluar në Mersin të Turqisë, dhe pas Margaritarit të Maqedonisë, që e fitoj para vetëm dy javësh.

Nga mundësit tjerë të klubit të mundjes Liria dhe trajnerët të tyre, njëherësh edhe seleksionuesit të Maqedonisë, Lulzim Vrenezi, në kategorinë e tij, në finale është plasuar edhe Besmir Veseli, I cili në finalen e sontme, do të takohet me një mundës grek, I cili është me prejardhje ruse. Ekipi shkupjan, nuk është ndalur me kaq, pasi edhe Metin Ramadani ka arritur të fitoj medalje, duke arkivuar të bronztën në kategorinë e tij. 

Me këto suksese, klubi I mundjes Liria edhe njëherë ka dëshmuar që ky kolektiv, ngadal por sigurtë, është duke u kthyer në rrugët e vjetra, në kohërat kur ishte skuadra më e sukses`shme mbarëshqiptare. 

MUSTAFA ADEMI