Maqedoni
Zgjedhjet lokale, partitë zyrtarizojnë disa kandidatura
09.09.2017 12:53
Partit politike vazhdojnë me zyrtarizimin e emrave të kadidatëve për kryetar të komunave...

BDI deri tani ka zyrtarizuar në Kërçovë Fatmir Deharin në Gostivar Nevzat Bejtën, në Çair Visar Ganiun, Erkan Arifi do të garojë për integristët në Likovë, në Tetovë integristët garojnë me Teuta Arifin, derisa Isuf Bislimi garon në Haraçinë.
Aleanca për shqiptarët ka zyrtarizuar kandidaturën e Arben Taravarit në Gostivar, Faruk Avdiut në Çair, Mexhit Imeri në Studeniçan, Hisen Ramadani në Haraçinë, Arben Agolli do të jetë kandidat i Aleancës në Dibër, ndërsa është paralajmëruar kandidatura e kryetarit të Aleancës Ziadin Selës në Strugë. Lëvizja Besa në Tetovë garon me kryetarin e partisë Bilall Kasami, në Çair me Zeqirija Ibrahimin, në Gostivar-Asaf Ademi,në Haraçinë-Ali Ismaili, në Dibër-Xhemail Çupi, në Bërvenicë-Selatin Jusufi, në Likovë-Shaban Zendeli, në Studeniçan-Rexhep Memedi, në Bogovinë-Minur Asani, dhe në Zhelinë-Blerim Sejdiu. PDSH deritani ka zyrtarizuar kandidaturën e Bardhyl Dautit për Tetovën , Azem Sadikut për Studeniçanin, në Tearcë do të garojë me Ruhan Iljazin, në Zhelinë me Sali Ajdinin, në Bogovinë me Elvir Isenin, derisa Bardhyl Destani do të garojë nën siglën e PDSH-në në Likovë derisa në Dollnen me Eroll Abdiun.
Në komunën e Gazibabës ku numri i shqiptarëve është nën 20% BDI, Aleanca për shqiptarët dhe Lëvizja Besa do të garojnë me listë të përbashkët për këshilltar komunal.
“Të udhëhequr nga përkushtimi ipërbashkët për ruajtjen e votës shqiptare si dhe rritjen e numrit të këshilltarëve në Këshillin komunal, biem dakord për të dalur në zgjehdjet lokale me një listë të përbashkët”, shprehet kryetari i degës së BDI-së, Ali Sadiku
Edhe LSDM dhE VMRO-DPMNE kanë publikuar disa nga emrat e kandidatëve të tyre, por garë e ashpër mes tyre do të zhvillohet për kryeqendrën, ku LSDM garon me Nënkryetarin e partisë Petre Shilegov, derisa VMRO rikandidon kryetarin aktual Koce Trajanovski.
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU
