Maqedoni

KSHZ, kontrolli në listen zgjedhore deri në mesnatë; KSHZ, dorzimi i kandidaturave deri më 14 shtator

09.09.2017 13:21

Sonte në mesnatë përfundon afati për kontrollimin publik në listën zgjedhore...

Sonte në mesnatë përfundon afati për kontrollimin publik në listën zgjedhore për zgjedhjet lokale të 15 tetorit në Maqedoni.
 
Nga KSHZ apelojnë te qytetarët që deri në skadimin e afatit të kontrollojnë të dhënat e tyre në regjistrin zgjedhor. 
 
“Do të doja ti ftoj të gjith qytetarët të cilët nuk kanë kontrolluzar nëse janë evidentuar në regjistrin zgjehdor dhe a janë evidentuar em të dhëna të sakta, të kontrollojnë në veb faqen e KSHZ-së apo personalisht në zyrat rajonale të KSHZ-së?”, shprehen nga KSHZ.
 
Pas përfundimit të afatit KSHZ në 5 ditët e ardhëshme do tua dorëzojë partive politike të cilat poashtu do të kenë mundësi të japin vërejtjet e tyre.
 
Nëse partit politike kanë kërkesa për ndryshime në regjistrin zgjedhorë KSHZ ka afat të vendosë brenda tre ditësh dhe më pas regjistri zgjedhorë llogaritet i mbyllur, pasi afatet parashohin që lista zgjehdore të jetë e kompletuar deri më 24 shtator.
 
Poashtu afrohet edhe afati kur partite politike duhet të dorëzojnë në KSHZ kandidaturat  për kryetarë dhe këshilltarë komunal. 
 
“Afati për dorëzimin e listave të kandidatëve deri te komisionet komunale zgejdhore është deri më 14 shtator në orën 24”, shprehen nga KSHZ. 
 
Deri tasni asnjë parti nuk ka parashtruar listë kandidatësh, bëjnë të ditur nga KSHZ.
 
FARIJE DAUTI-BAKIJU