Tiranë, nis punimet kuvendi i Shqipërisë
Paraditen e sotme nisi punimet legjislatura e IX-të e Kuvendit të Shqipërisë...

Paraditen e sotme nisi punimet legjislatura e IX-të e Kuvendit të Shqipërisë, që u drejtua nga deputeti socialist Besnik Bare.
Në këtë seancë u lexuan 140 emrat e deputetëve të Kuvendit, ndërsa në seancën e pasdites, në orën 18:00 do të bëhet verifikimi i mandateve të tyre dhe pritet të zgjidhet kreu i ri i Kuvendit, Gramoz Ruçi.
Kandidatura e Ruçit ka mbështetjen e të gjithë deputetëve të PS, ndërsa PD dhe LSI, në opozitë kanë paralajmëruar votën kundër.
Nga ana tjetër, kryeminsitri Edi Rama ka qenë i prerë në porositë që ka dhënë për ligjvënësit socialistë kur u ka kërkuar të mos mungojnë seancën e kësaj të shtune dhe të mbështesin Gramoz Ruçin i cili është sulmuar jo pak nga segmente të PD dhe ish të përndjekurve politikë.
