Botë
Uragani Irma godet Kubën, 20 të vdekur në Karaibe
09.09.2017 14:30
Uragani Irma ka goditur Kubën me erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm...

Uragani Irma ka goditur Kubën me erëra të forta dhe shira të rrëmbyeshëm, pasi dërrmoi disa nga ishujt e Karaibeve.
Uragani Irma, mbrëmë vonë, është cilësuar në nivelin e kategorisë së 5-të, pasi ka arritur në Kubë, ndërsa nga pasojat e tij në gjithë Karaibet, janë vrarë më se 20 vetë.
Stuhia e fuqishme, Irma, është nisur kah Florida në Shtetet e Bashkuara, me shpejtësi të erërave prej 257 kilometrave në orë.
Në Florida, 5.6 milionë njerëzve, apo rreth 25 për qind të popullatës së këtij shteti i është kërkuar të evakuohet, ndërsa stuhia afrohet.
Parashikohet se kjo stuhi do të arrijë afër Floridës nesër në mëngjes.
