Maqedoni

100 ditët e qeverisë Zaev, LSDM: Qeveria përforcoi pozitën ndërkombëtare; VMRO: Qeveria me politika të lëshimeve e nënçmimit

09.09.2017 15:45

Qeveria e udhëhequr nga LSDM që në njëqind ditët e para të mandatit ka përforcuar pozitën...

Qeveria e udhëhequr nga LSDM që në njëqind ditët e para të mandatit ka përforcuar pozitën ndërkombëtare të Republikës së Maqedonisë.
 
Për vetëm njëqind ditë, Qeveria e udhëhequr nga LSDM përmes punës konstruktive, të përgjegjshme dhe të përkushtuar i ka përmirësuar marrëdhëniet ndërkombëtare dhe e ka kthyer shtetin në rrugën e integrimeve evropiane, vlerësojnë nga LSDM.
 
“Nënshkrimi i Marrëveshjes për fqinjësi të mirë dhe bashkëpunim në mës Maqedonisë dhe Bullgarisë, tregon se Republika e Maqedonisë mund vet ti zgjidh çështjet e hapura me fqinjtë, ndërsa zgjidhjet të jenë reciprokisht të dobishme dhe interes i përbashkët i qytetarëve të dy shteteve”, thuhet në kumtesën e LSDM-së.
 
Me këtë rast thuhet se në Samitin e Ballkanit Perëndimor në Trieste, në kuadër të procesit të Berlinit, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, Maqedonia në mënyrë aktive mori pjesë në iniciativën që do ta ndryshon ekonominë dhe standardin jetësor të qytetarëve në vendet e rajonit.
 
“Nga një vend i izoluar në Ballkanin Perëndimor, Maqedonia llogaritet si faktor kyç rajonal që do te sjellë integrim euroatlantik të rajonit. Ushtrimet ushtarake në Krivollak, e afirmuan aspiratën për anëtarësim në NATO të shtetit tonë dhe i vendosi në një nivel të ri marrëdhëniet me partnerin tonë strategjik, Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, thuhet në kumtesë.
 
Njëherit LSDM vlerëson se: “Përfundoi koha kur VMRO-DPMNE dhe Nikolla Gruevski për interesa personale kriminale e izoluan shtetin dhe krijuan konflikte me fqinjtë dhe bashkësinë ndërkombëtare. Qeveria e udhëhequr nga LSDM vazhdon të punojë në realizimin e interesit nacional për anëtarësim fuqiplotë në BE dhe NATO dhe për të forcuar pozitën ndërkombëtare të Maqedonisë, që VMRO-DPMNE 11 vite e kishte zbehur”.
 
Reagim nga VMRO-DPMNE. Nga kjo parti vlerëlsojnë se Qeveria e re ka zgjedhur politikë të lëshimeve dhe nënçmimit kombëtar.
 
“Para zgjedhjeve premtonin hyrje të shpejtë në NATO dhe fillim të shpejtë të negociatave me BE-në. Atë që e premtuan nuk e realizuan dhe jo vetëm që nuk jemi anëtar i NATO-s dhe nuk i filluam negociatat me BE-në, por mundohen që të prezantojnë si sukses zhbllokimin e rekomandimit për fillim të negociatave për anëtarësim në BE, gjegjësisht heqjen e rekomandimit të kushtëzuar”, thuhet në reagim. 
 
VMRO-DPMNE më tej thekson se në 100 ditët e para të punës së Qeverisë së re ka ndodhur krizë diplomatike me Serbinë dhe është nënshkruar marrëveshje me Bullgarinë, e cila, siç thuhet parasheh detyrime vetëm për palën maqedonase.
 
“Në vend se të ruajnë interesat e Republikës së Maqedonisë dhe qytetarëve të saj, Qeveria e LSDM-së merret me sjelljen e strategjisë për vendosjen e qindra mijëra refugjatëve”, thuhet në kumtesën e VMRO-DPMNE-së.
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU