Maqedoni
100 ditët e qeverisë, Sugarevski: Siguruam 188,4 milionë euro grante
09.09.2017 16:35
Në 100 ditët e para të Qeverisë siguruam 188,4 milionë euro grante për përmirësim të infrastrukturës rrugore...

Në 100 ditët e para të Qeverisë siguruam 188,4 milionë euro grante për përmirësim të infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe komunale, deklaroi sot Ministri i transportit dhe lidhjeve, Goran Sugarevski.
Ai njëherit theksoi se Maqedonia u bë pjesë e bashkësisë së transportit të përbërë nga shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe BE-së.
Ai poashtu përmendi edhe vendosjen e tri linjave të reja ajrore drejt Romës, Maltës dhe Suedisë, vazhdimin e afatit për legalizimin e ndërtimeve pa leje nga 1 janari deri më 31 dhjetor të vitit 2018, uljen deri më 50 për qind të gjitha çmimeve që ofron Kadastra, zgjidhje ligjore për kthimin e autorizimeve të gjeodetëve privat, si dhe propozuamin e një sërë zgjidhjeve ligjore që synojnë lehtësimin e punës në sektorin e biznesit.
“Kaloi një process tejet I vështirë I mbyshur me vendime të guximshme që maqedonin ta vendosim në rrugën e prosperitetit ku të mirat do ti gëzojnë njësoj të gjith qytetarët e vendit. Vetëm për 100 dit arritëm të sigurojmë 188, 4 miljon euro grante mjete të pa kthyeshme të cilat qytetarët e MAqedonisë nuk duhet ti kthejnë. Mjete për përmirësimin e infrastructures infrastructures rrugore, hekurudhore dhe komunale”, shprehet minsitri i transportit dhe lidhjeve Goran Sugarevski.
Ai poashtu përmendi sigurimin e shumës prej 131 milionë euro, mjete të pakthyeshme nga BE-ja për përfundim të hekurudhës deri në Bullgari, pjesë e Korridorit 8, të cilin dy shtetet janë të detyruar ta përfundojnë deri në vitin 2027.
Në pjesën e infrastrukturës rrugore, gjegjësisht për autostradat janë siguruar 41 milionë euro nëpërmjet Programit operativ për transport 2014-2020, ndërsa për ujësjellësit e komunave janë siguruar 12,5 milionë euro, nga të cilat 9,5 janë mjete të pakthyeshme.
FARIJE DAUTI-BAKIJU
