Botë

Papa Françesku në Shqipëri në 21 shtator

15.06.2014 19:23

21 vjet pasi në Shqipëri shkeli për herë të parë një papë, papa gjon pali i dytë, në Shqipëri...

21 vjet pasi në Shqipëri shkeli për herë të parë një papë, papa gjon pali i dytë, në Shqipëri do të vijë edhe Papa Francesku. Një vizitë të tillë, e ka paralajmëruar kryeministri Edi Rama nga Durrësi. Kryeministri tha se ky është një lajm shumë pozitiv në prag edhe të vendimit të Bashkimit europian për statusin kandidat. 
 
Më pas ishte edhe imzot Rok Mirdita, dhe Imzot Ramiro Molinar Ingles, që duke folur nga selia e Arqipeshkëvisë së në Tiranë, e kanë cilësuar vizitës e Papa Francëskut si një shenjë të fortë të dashurisë së tij për vendin tone.
 
Edhe vetë Papa Francesku , gjatë një fjalimi nga sheshi Shën Pjetrit në Romë, tha se ka pranuar të vizitojë Tiranën me ftesën e peshkopëve të Shqipërisë. “Me këtë udhëtim të shkurtër do të doja, të të konfiroj besimin e kishës në Shqipëri, si dhe për të dhënë inkurajim për një vend, që ka vuajtur gjatë si rezultat I ideologjive të së kaluarë”, ka thënë papa Francesku. Vizita e Papa Franceskut, do ndodhi fiks 21 vite pas vizitës së papa Gjon Palit të dytë në vitin 1993 në Tiranë.
 
LULJETA NDOKA