Maqedoni
Plani operativ 3-6-9, qytetarët të painformuar rreth përmbajtjes; Musliu: Të rritet niveli i transparencës
09.09.2017 17:19
Kanë kaluar afër 3 muaj nga implementimi i planit qeveritar 3-6-9 për reforma urgjente...
Kanë kaluar afër 3 muaj nga implementimi i planit qeveritar 3-6-9 për reforma urgjente të cilat do ta afrojnë vendin drejt dyerve të BE-së dhe NATO-s.
Nga anketa e realizuar me qytetarë rasti nga kamera e TVM2, kuptuam se janë të paktë qytetarët të cilëve u ka interesuar të dijnë diç më tepër për këtë plan, ka dhe të tillë që mendojnë se qeveria e di më së miri se çfar I nevojitet vendit, ndërsa ka dhe qytetarë të cilët shfaqin interes për të ditur më tepër detaje rreth reformave të paralajmëruara.
“Tju them të drejtën nuk jam i informuar për planin 3-6-9. Kam dëgjuar se ky plan përfshin shumë reforma rrënjësore por nuk e di se cilat janë ato”…
“Unë sinqerisht nuk di, ata që janë atje din më së mirti se për çfarë bëhet fjalë”…
”Nuk shoh asgjë të keqe nëse ky plan më shumë prezantohet qytetarëve. Duhet të ketë më shumë prezantime në media dhe para qytetarëve”, shprehen qytetaret.
Edhe analisti politik Alber Musliu është I mendimit se ky plan qeveritar duhet afrmë shumë qytetarëve.
“Qeveria duhet të sqarojë brendinë e programit 3-6-9 dhe duhet ti sqarojë pjesët që janë më interesante për qytetarët. Kur them kështu unë nuk mendoj që qytetarëve tu spjegohet çdo detaj i vogël i planit, por ta rrisin nivelin e transparencës duke prezantuar pikat kryesore. Unë mendoj se deri tani ka pasur prezantime por ato duhen më qenë më praktike dhe më të vazhdueshme me qëllim që edhe te qytetarët të rritet entuziazmi dhe besimi se ndryshimet me këte plan po vijnë”, shprehet analisti politik Albert Musliu.
Plani operativ i Qeverisë “3-6-9” mes tjerash përmban, miratimin e udhëzimit për ndalesë të shfrytëzimit resurseve shtetërore nga ana e pjesëmarësve gjatë periudhës zgjedhore, miratimin e akteve nënligjore në përputje me rekomandimet e OBSE ODHIR.
Plani 3-6-9 parashikon gjithashtu miratimin e propozim ligjit për përdorimin e gjuhëve, me theks propozim ligj për përdorimin e gjuhës shqipe I cili tash më kaloi dhe fazën e pare të procedures parlamentare nga ana e Komisionit per Ceshtje Evropiane.
Ligji në fjalë ashtu sic thuhet ne projektin qeveritare do te duhet ti dorezohet ne shqyrtim edhe Komisionit të Venedikut.
Plani operaiv qeveritar mes tjerash parashikon gjithashtu edhe hetime kundër presionit dhe frikësimit të organizatave civile, miratimin e vendimit për ndalimin e reklamave qeveritare tek transmetuesit privat.
REXHEP QAMILI
