Maqedoni

VMRO-DPMNE, KSHZ e LSDM të lejojnë referendumet lokale

09.09.2017 19:41

VMRO-DPMNE i ka kërkuar Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve të mos pengojë mbajtjen e referendumeve...

VMRO-DPMNE i ka kërkuar Komisioni Shtetëror të Zgjedhjeve të mos pengojë mbajtjen e referendumeve kundër kampeve të emigrantëve në disa komuna të Maqedonisë.

Poashtu VMRO thekson se as LSDM-ja nuk guxon të ushtrojë presion dhe të lejojë ndërtimin e kampeve.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve e ka për detyrë të veprojë në pajtim me ligjin, me të cilin i garantohet qytetarëve e drejta e deklarimit në referendum për çështjet që në mënyrë direkte i prekin interesat e tyre.

KSHZ nuk guxon në asnjë mënyrë ta pengojë mbajtjen e referendumeve të cilët qytetarët kërkuan të mbahen kundër ndërtimit të kampeve të emigrantëve në komunat e tyre.

Në të njëjtën kohë i bëjmë thirrje LSD-së të mos ushtrojë presion ndaj KSHZ-së lidhur me organizimin e referendumeve- deklaroi Nevenka Stamenovska nga VMRO-DPMNE.