Irma, pas shkatërrimeve në Karaibe, drejt Tampas
Parashikimet më të reja thonë se uragani Irma do ta qëlloj në mënyrë direkte qytetin Tampa në Floridë të Shteteve të Bashkuara...

Parashikimet më të reja thonë se uragani Irma do ta qëlloj në mënyrë direkte qytetin Tampa në Floridë të Shteteve të Bashkuara, pasi kjo stuhi po afrohet duke lënë pas vetes shkatërrime në Kubë dhe në ishujt e tjerë të Karaibeve.
Irma, prej kategorisë 5 që është tejet e lartë, ishte cilësuar në kategorinë 3, derisa e goditi bregdetin kuban.
Megjithatë, ende ka erëra me shpejtësi më të madhe se 200 kilometra në orë.
Zyrtarët kanë raportuar dëmë të mëdha përgjatë bregut qendror dhe verior të Kubës gjatë ditës së djeshme, ndërsa më së shumti është prekur rajoni, Ciego de Avila Province.
Sot në mëngjes, derisa stuhia lëvizte kah Florida Keys, uragani është forcuar dhe u klasifikua në kategorinë 4, me erëra deri në 210 kilometra në orë.
Qyteti i Majemit në Florida është evakuuar pothuajse plotësisht, pasi autoritetet atje kanë urdhëruar qytetarët të ikin nga shtëpitë e tyre sepse në fundjavë pritet që uragani Irma të mbërrijë në Florida.
Por pavarësisht se të gjithë ikin Florida, kjo nuk e ka penguar shqiptarin Visar Demi të shkojë në Majemi.
Ai ka një arsye të fortë, sepse atje ndodhet familja e tij, dhe ai ka menduar të jetë me ta në fundjavë kur do të godasë uragani.“Prindërit dhe motra ime jetojnë në Majami. Nuk u mendova dy herë për t’u kthyer këtu.
Madje do doja të kisha ardhur më herët-thotë ai. Së pari babai im është 75 vjeç dhe sëmundja që ka nuk e lejon të udhëtojë.
Por gjërat varen edhe nga kultura. Ne jemi shqiptarë dhe e kemi të vështirë ta braktisim familjen”, shton Demi, për gazetaren Sabrina Arena Ferrisi nga ncregister.com.
