Maqedoni
Zgjedhjet lokale, Zyberi: Pozita e shqiptarëve në fokus të fushatës
10.09.2017 14:32
Pozita e shqiptarëve në Maqedoni pritet që sërish të jetë tema e cila do të jetë në fokusin e diskutimeve...

Pozita e shqiptarëve në Maqedoni pritet që sërish të jetë tema e cila do të jetë në fokusin e diskutimeve si dhe të fushatës zgjedhore per zgjedhjet locale të tetorit.
Kështu shprehet për TVM2 analisti politik Naser Zyberi, i cili shton se edhe pse bëhet fjalë për zgjedhje locale dhe problematika të cilat lidhen me karakterin e ketyre zgjedhjeve, shqiptarët dhe pozita e tyre në Maqedoni do të dominojnë gjatë fushatës.
Zyberi madje nuk përjashton faktin se në këto zgjedhje fovaret e partive politike do të përqëndrohen edhe tek çështja e zhvillimit rajonal, zhvillimit lokal ekonomik, edhe pse të njetat si çështje nuk I paraashikon aspak decentralizimi i pushtetit lokal.
“Partitë politike shqiptare kuptohet se do të jenë tema diskutimet rreth pozitës së shqiptarëve ,u realizua apo jo platforma e partive shqiptare,Ligji për gjuhët dhe tema tjera .Krejt kto në rrafshin poltik do ta dominojnë fushatën zgjedhore si mes partive politike Maqedonase edhe atyre shqiptare,por kuptohet se do të jenë në teh të kritikës edhe punët e partive politike në rafshin lokal dhe do të dominojnë temat që kanë të bëjnë me shkollimin ,infrastrukturën cështjet shëndetësore ,cka është bërë ,cka ka dështuar ,cka duhet të bëhët dhe kjo në një farë mënyre do të jetë dominancë e fushatës zgjedhore”, shprehet analisti politik Naser Zyberi.
Sipas Zyberit duhet të dominojë edhe dhënia e llogarisë për atë që është bërë apo jo deri më tani, për transparencën dhe përgjegjësinë që duhet ta kenë gjatë ushtrimit e detyrës së dhënë për një mandate të caktuar cdo politikani.
Këshillat Komunale si institucione në të cilat qyetatarët drejtpërsëdrejt përfaqësohen kanë qenë në mënyrë permanente të varura nga kryetari i Komunës i cili e ka dominuar politikën e pushtetit lokal shprehet Zyberi, dhe kjo sipas tij duhet ndryshuar.
“Në periudhën e ardhëshme duhet ti jepet një theks i vecantë dhe vëmendje dominante rritjes së peshës politike të organit përfaqësues Këshillit të Komunës që të jetë një korektor i Kryetarit të Komunës si egzekutues i atyre politikave që do të ndërtohen në Këshill .Fatkeqësisht partitë poltike shqiptare ende janë larg këtyre koncdepteve për qeverisje lokale”, shprehet analisti politik Naser Zyberi.
Te partitë politike Maqedonase përvec temave aktuale të natyrshme për pushtetin vendor, tek VMRO-DPMNE do të dominojnë edhe temat e karakterit politik sic janë formimi i qeverisë së re ,sjellja e ligjit për gjuhët ,qeverisja në planin ekonomik ,marrdhëniet me fqinjët sic ishte Marëveshja me Bullgarinë ,dhe tema të ngjashme si strategjia për refugjatët që kjo parti me cdo kusht do ta imponojë thotë analisti Zyberi.
FLORIJE BELULI-KAMBERI
