Maqedoni

KSHZ: Përfundoi shqyrtimi publik i listës zgjedhore

10.09.2017 15:20

Përfundoi shqyrtimi publik 20 ditorë i listës zgjedhore i cili filloi më 21 gusht dhe përfundoi më 9 shtator në orën 24...

Gjat kësaj periudhe në njësitë rajonale dhe zyrat e KSHZ-së shqyrtim kanë kryer gjithësej 21,594 qytetarë.
 
Në këtë periudhë janë sjellë 65 vendime për regjistrim në listat zgjedhore, 22 vendime për shlyerje dhe 133 vendime për ndryshim të të dhënave në listën zgjedhore.
 
Në mënyrë elektronke përmes aplikacionit elektronik ”online” për këtë periudhë shqyrtim në listën zgjedhore kanë kryer 231,091 persona.
 
KSHZ-ja këtë listë më së voni deri më 14 shtator do ta dorzojë për shqyrtim te partit politike.
 
“Partitë politikë në afat prej 5 ditëve pas pranimit të listës zgjedhore, respektivisht deri më 19 shtator, mund të parashtrojnë kërkesë deri të KSHZ-ja për regjistrim, shlyerje ose ndryshim I të dhënave  dhe po të njëjtën KSHZ-ja do të merr vendim në afat prej tre ditëve. Listën zgjedhore me te gjitha ndryshimet që janë paraqitur gjatë shqyrtimit public KSHZ-ja do ta përmbyll më së voni më 24 shtator”, shprehet Arjeta Xhemaili nga KSHZ.
 
Nga KSHZ- rikujtuan se afati për parashtrimin e listave për kandidat për kryetar dhe antar të këshillave skadon më 14 shtator ora 24. Të njëjtat do të dorzohen tek komisionet kompetent komunal zgjedhor.
 
Deri tani nga komisionet komunale të  zgjedhjeve nuk ka informacione se ndonjëra parti politike ka parashtruar lista për kryetar ose për antar të këshillave njoftuan nga KSHZ.
 
FARIJE DAUTI-BAKIJU