Maqedoni

Tetovë, digjen mbeturina plastike në hyrje të qytetit

10.09.2017 15:51

Persona të pa ndërgjegjshëm kanë shkaktuar një zjarr të madh në hyrje të Tetovës...

Nga NJTKZ e Tetovës bëjnë të ditur se materialet që digjeshin ishin plastike dhe sasi e madhe e mbetjeve ndërtimore, tymi i të cilëve është helmues.
 
Sipas komandantit të NJTKZ Tetovë Uka Aliti me një herë pas njoftimit nga banorët dhe policia e Tetovës ato kanë arritur në vend ngjarje dhe me kanë arritur që zjarrin të lokalizojnë.
 
“Nga ana e policisë kemi marrë thirrje se diçka po digjet në fushë këtu mirëpo me arritjen tonë në vendngjarje me dy automjete që sa më shpejtë ta shuajmë zjarrin dhe këtë e bëmë dhe nuk lam që flakët e zjarrit të përhapen më tej. Kjo punë është e ndonjë qytetari të pandërgjegjshëm  sepse shihet që digjet një material që lehtë merr flakë por bën tym dhe brengos qytetarët e Tetovës”, theksoi komandanti i NJTKZ Tetovë Uka Aliti.
 
Nuk është hera e parë që persona të pa ndërgjegjshëm vënë zjarre mbeturinave qofshin ato edhe nëpër lagje apo tek deponia e Tetovës, ku muajin e kaluar NJTKZ e Tetovës u përballë më zjarrin që me shumë vështirësi arritiën ta fusin  nenë kontroll dhe të mbroj objektet për rreth deponis në Tetovës, edhe atë herë autoritet lokale u shprhene se zjarri ka qen i qëllimshëm.
 
Ndërkohë që nga Sektori i punëve të brendshme të Tetovës, po hetojnë për të gjetur kryerësit e veprës.
 
VISAR SADIKI