Maqedoni

Zgjedhjet lokale, partitë vazhdojnë me përzgjedhjen e kandidatëve

10.09.2017 16:26

Partia Demokratike Shqiptare ka zyrtarizuar kandidaturën e deputetit Bardhyl Dauti për kryetar të Tetovës...

Derisa Pëllumb Vlashi do të jetë kandidat i PDSH-së për Strugën.

Kjo parti deritani ka kandiduar edhe Azem Sadikun në komunën e Studeniçanit, në Tearcë do të garojë me Ruhan Iljazin,  në Zhelinë me Sali Ajdinin, në Bogovinë me Elvir Isenin, derisa Bardhyl Destani do të garojë nën siglën e PDSH-në në Likovë derisa në Dollnen Eroll Abdiu.

BDI ka zyrtarizuar edhe kandidaturën e Besir Deharit në komunën e Bogovinës.

Në Kërçovë BDI ka kandiduar Fatmir Deharin në Tetovë garojnë me Teuta Arifin, në Gostivar Nevzat Bejtën, në Çair Visar Ganiun, Erkan Arifi do të garojë për integristët në Likovë, Isuf Bislimi garon në Haraçinë, derisa Ruzhdi Lata rikandidohet për të parin e Dibrës.  

Aleanca për shqiptarët ka zyrtarizuar kandidaturën e kryetarit të partisë Ziadin Sela në Strugë, Arben Taravarit në Gostivar, Adnan Neziri në Tetovë, Faruk Avdiut në Çair, Mexhit Imeri në Studeniçan, Hisen Ramadani në Haraçinë, Arben Agolli do të jetë kandidat i Aleancës në Dibër.

Lëvizja Besa në Tetovë garon me  kryetarin e  partisë Bilall Kasami, në Çair me Zeqirija Ibrahimin, në Gostivar-Asaf Ademi, Rexhep Rexhepi në Komunën e Vrapçishtit, në Haraçinë-Ali Ismaili, në Dibër-Xhemail Çupi, në Bërvenicë-Selatin Jusufi, në Likovë-Shaban  Zendeli, në Studeniçan-Rexhep Memedi, në Bogovinë-Minur Asani, dhe në Zhelinë-Blerim Sejdiu.

Edhe LSDM dhE VMRO-DPMNE kanë publikuar disa nga emrat e kandidatëve të tyre, përfshi ato për kryeqendrën ku do të garojnë Petre Shilegov për LSDM-në  dhe Koce Trajanovski për VMRO-DPMNE-në.  

Krahas kandidaturave për kryetarë komunash drejtë përfundimit janë edhe listat për këshilltarë komunal. 

NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU