Meta dekreton qeverinë “Rama 2”
Presifdenti Ilir Meta ka dekretuar kryeminsitrin Edi Rama dhe qeverinë e re...

Dekretimi është kryer një ditë pasi shkresa në presidencë mbërriti nga kreu i qeverisë.
Meta ka dekretuar kabinetin e ri qeveritar, në përbërje të të cilit janë 11 ministra, 2 ministra për shtetin, zëvëndëskryeministrja Senida Mesi, kryesuar nga Edi Rama.
Qeveria e re e Shqipërisë përfshin edhe Minsitrinë për shqiptarët jasht kufijve të Shqipërisë me ministër Pandeli Majko. Dekreti mban firmën e Presidentit Ilir Meta dhe ka hyrë menjëherë në fuqi.
Vendimi vjen vetëm një ditë, përpara se në Parlament të prezantohet programi i qeverisë “Rama 2” për 4 vitet e ardhshme dhe emrat e kabinetit të ri, në një seancë kuvendore që pritet të thirret së shpejti nga kryeparlamentari i ri Gramoz Ruçi.
