Botë
Vetëvendosje dhe LDK, kritika të ashpra qeverisë Haradinaj
10.09.2017 18:43
Në ditën e aprë pas zgjedhjes së sajë Qeveria e Kosovës u përball me seancën e jashtëzakonshme...

Në ditën e aprë pas zgjedhjes së sajë Qeveria e Kosovës u përball me seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga partit opozitare Vetëvendosje dhe LDK për të diskutuar rreth përbërjes qeveritare dhe programit të sajë, pasi dje shumica vendosi që qeveria të zgjidhet pa mundësi debati.
Në fillim të kësaj seance Albin Kurti nga Vetëvendosje dhe Abdulla Hoti nga LDK, lëshuan kritika të ashpra në adresë të qeverisë Haradinaj, duke theksuar se ajo e ktheu ndikimin e Beogradit në institucionet e Kosovës.
Kritikat nuk i pëlqyen deputetit të vetëm të kualicionit qeveritarë që ishte i pranishëm në seancë Milaim Zeka, i cili përdori një fjalorë ofendues që e detyroi kryeparlamentarin Kadri Veseli tia merr fjalën.
Seanca u ndërpre pasi Vetëvendosje dhe LDK kërkuan që të jet i pranishëm në seancë edhe kryeminsitri dhe kabineti qeveritar. Por për kryeminsitrin Haradinaj thirrja e kësaj seance ishte tejet e habitshme.
Seanca e thirrur nga opozita për të debatuar rreth qeverisë Haradinaj pritet të vazhdojë të martën.
NAIM SINANI
