MAQEDONI

Kumanova nuk do të ketë krizë të ujit

15.06.2014 19:31

Deri para dy muajve në mungersë të shirave qytetarët e kumanovës me të drejt druanin se gjatë kësaj vere...

Deri para dy muajve në mungersë të shirave qytetarët e kumanovës me të drejt druanin se gjatë kësaj vere nuk do të kenë ujë për pije, përshkak të dimrit të thatë e pa të reshura.  
 
Mirëpo, falë shirave gjatë dy muajve të kaluar, të dy liqenet akumuluese të Likovës dhe Gllazhnjës janë mbushur përplot me ujë që mësëtepërmi i gëzohen banorët e Kumanovës por edhe bujqit individual, pasiqë shfrytëzojnë ujin e këtyre dy liqeneve përmes sistemit të ujitjes.
 
Të dy liqenet posedojnë me rreth 25 milionë metra kubë ujë, gjë që na e vërtetoi  edhe Emërlla Ukshini, Kryeshef i Ekonomisë së ujërave “ Fusha e Kumanovës dhe Likovës “. 
 
Njëkohësisht nga Ekonomia e ujrave bëjnë apel tek shfrytëzuesit e sistemit për ujitje që ti shlyejne detyrimet e tyre që i kanë ndaj kësaj ndërmarrje , me qëllim që të mos u nënshtrohen masave ligjore të detyrueshme për pagesën e ujit.
 
NEXHAT AQIFI