MAQEDONI
Ndryshimet klimatike rrezik për shëndetin
15.06.2014 19:36
Në këtë periudhë të vitit, kur për shkak të lagështisë rritet vegetacioni, apo gjithnjë e më të pranishme...

Në këtë periudhë të vitit, kur për shkak të lagështisë rritet vegetacioni, apo gjithnjë e më të pranishme janë rrezet e diellit, paraqiten probleme shëndetësore te pacientët që janë alergjik, theksojnë mjekët.
Ata u rekomandojnë qytetarëve që e dinë se jan alergjik, të jenë më të kujdesshëm kur shëtisin në natyrë, apo kur përballen me rrezet e diellit. Ndërsa ata që vërejnë shenja alergjie, por nuk e dinë se janë alergjik, duhet të bëjnë alergo testin.
“Momentalisht jemi ne nje fazë të atillë kur për shkak të vegetacionit të bujshëm prej lagshtisë rritet bari dhe prerja e barit don të thot kemi shum njerëz që janë alergjik ndaj kësaj dhe njerzit që shkojnë nëpër ,parqe ku bëhet kostja e barit të freskët paraqitet njëfar teshje e tepruar rrjedhje të hundëve rrjedhje të lotëve.Poashtu edhe rrezet e diellit ka dikush që është alergjik në diell dhe paraqiten simptome të njejta”, shprehet mjeku Sedat Lumani.
Poashtu mjekët thonë se në këtë periudhë rritet edhe numri i personave me sëmundje në sistemin e frymëmëarrjes.
“Tani në formë rapide na u rritën temperaturat, pasi sivjet kemi pasur temperatura shum të ulëta, kjo ndikon në rritjen e numrit të sëmurëve në sitemin e frymëmarrjes, që janë tipike për stinën e verës pasiqë njerzit freskohen me lëngje të freskëta.Temperatura e lartë dhe kontrakcioni me të ftoht paraqiten këto infekcione”, shprehet mjeku Sedat Lumani.
Ndryshimi i temperaturës dhe lagështisë në ajër, ka rritur edhe numrin e pacientëve me sëmundje kardiovaskulare të cilat shpesh her përfundojnë me sulm të sistemit të qarkullimit në tru ose në zemër thot Mjeku Sedat Lumani.
Sipas tij të gjithë njerëzit me sëmundje kronike të sitemit respiratorë, siç janë astma, bronhitet kronike, apo recidive , duhet të marrin terapinë adekuate dhe të evitojnë lëvizjet në temperaturta të larta dhe të bëjnë konsultime më te shpeshta me mjekun amë.
GYLTENE SINANI
