MAQEDONI
Tetëvjeçarët me note mesatare 3.67
15.06.2014 19:39
Nxënsitë e shkollave fillore nga klasa e katërt dhe atyre të mesme deri në vitin e tretë kanë shnëuar përparim...

Nxënsitë e shkollave fillore nga klasa e katërt dhe atyre të mesme deri në vitin e tretë kanë shnëuar përparim. Kështu kanë treguar rezultatet e vlersimit me ngritje të notës mesatare nga 3.53 që ishte vitin e shkuar në 3.67 gjate këtij viti.
Këtë e bëri publike ministri i arsmit Spiro Ristovski. Sipas të cilit afati i qershorit në lidhje me procesin e testit ekstern mbaroj me sukses pasi përfundoi brenda kohës së paraparë që është në përputhje me 10 qershorin e që është obligimit ligjor .
“Nxënsit do të kenë qasje të rezultatet në të gjitha shkollat fillore që nga sot. Secili nxënës do të ketë mundësi t’i shohë rezultatet në lëndën që është testuar. Nëse mendon se është e nevojshme ne afat prej tre ditesh mund te parashtoje edhe ankese deri te komisioni shkollor. Ankesa do të përcillet deri te qendra shtetore e testeve e cila është kompetente për të dhënë vendimin final”, shprehet ministri i arsimit Spiro Ristovski.
Sipas rezulltateve të marra nga qendra shterore e testeve nga gjithsej 21 mije e 658 nxënës filloristë janë testuar 21. 191 nxënës të fillores të testuar nga dy lendë, mbi 449 jnxënës janë testuar ne një lëndë dhe 218 nxënës do të testohen ne afatin e gushtit.
Rezultat më të mire kanë treguar nxënsit e shkollës fillore Goce Dellcev në Shkup me mesatare 4.98 kur se me te ulet me mesatare 2.52 kanë përfunduar testin ekstern nxënsit e shkollës fillore Strasho Pingjur të komunes Karvinci.
MEMEDALI JUSUFI
