Festivali i Venecias, Del Torro fiton “Luanin e artë”
Gulliermo del Toro, regjisori i filmit të shumëkritikuar “The shape of water”, ka fituar çmimin “Luani i Artë” në festivalin e 74 të filmit në Venecia...

Kjo premierë që trajton dashurinë e një vajze me një krijesë nënujore, është vlerësuar për realizimin dhe mesazhin që përcjell. Gjatë tërheqjes së çmimit në këtë event prestigjioz, regjisori meksikan është shprehur i kënaqur dhe ka falënderuar dhe kritikët e tij.
“Vlerësimi është testamenti i triumfit të dashurisë, në rastin tim, dashurisë me një monstër”, – tha Del Toro.
Ai inkurajoi të gjithë regjisorët amerikano-latin se me dëshirë dhe vullnet çdo gjë është e mundur.
Në këtë festival u vlerësuan dhe regjisori francez, Ksavier Legrand, me çmimin “Luani i Argjende” për dramën “Kujdestari”. Ndërsa kolegu i tyre izraelit, Foxtrot, u vlerësua me çmimin e jurisë.
