Maqedoni

Risistemimet, Anti-korrupsioni hedh poshtë një ankesë

11.09.2017 16:08

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit ka hapur rast të ri për risistemim pas shpalljes së zgjedhjeve dhe ka hedhur poshtë...

Komisioni shtetëror për parandalimin e korrupsionit ka hapur rast të ri për risistemim pas shpalljes së zgjedhjeve dhe ka hedhur poshtë si të pabazë një ankesë.

Sot në seancën publike Komisioni vendosi që të hap rast në lidhje me ankesën për ulje në detyrë të dr. Elena Shikallovskës nga Ohri kundër IPSh-së, Spitalit të përgjithshëm - Ohër.

Ajo është dërguar në një vend tjetër të punës pas shpalljes së zgjedhjeve lokale, ndërsa gjithashtu në bazë të dokumenteve të parashtruara i është ulur edhe rroga.

Anti-korrupsioni e hodhi poshtë si të pabazë edhe ankesën e Jovica Jovevskit kundër Shërbimit për çështje të përgjithshme të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, i cili gjithashtu ankohet në ulje në detyrë.

Deri te Komisioni akoma nuk kanë arritur përgjigjet e kërkesave në lidhje me ankesat që janë pranuar në seancat paraprake publike dhe që kanë të bëjnë me dorëheqjet dhe procedurat disiplinore pas shpalljes së zgjedhjeve.