MAQEDONI
Mungesa e debateve publike shëndet jo i mirë për demokracinë
15.06.2014 19:44
Viteve të fundit po vërehet një zbehje e theksuar e debateve publike për çështjet e caktuara por shum të rëndësishme për vendin...

Viteve të fundit po vërehet një zbehje e theksuar e debateve publike për çështjet e caktuara por shum të rëndësishme për vendin, siç janë euro-integrimet, zgjidhja e kontestit apo çështjet e ndryshme socio-ekonomike.
Dhe kjo pjesë jo rastësisht është bërë edhe si vërejtje e disahershme nga ana e faktorit ndërkombëtar por dhe organizmave të ndryshme të cilat përmes raporteve vjetore japin vlerësimet për nivelin e demkracisë së arritur tek vendet në zhvillim, apo tek ato që janë me demokraci të brishtë.
Shikuar nga ky prizëm, prania e debateve të kufizuara padyshim që vendin e çon drejt një situate të palakmueshme në çdo aspekt. Së këndejmi edhe profesori i komunikimit, Sefer Tahiri, vlerëson se në shoqërinë tonë mungon një debat i hapur publik për çështjet esencilale në vend.
“Po në Maqedoni mungo viteve të fundit një debat i mirfilltë intelektual dhe akademik për ceshtjet e rëndsishmë në një shoqërie demokratike dhe shume etnike…sipas raportit te fundit të Fridoom Haus, në Maqedoni kemi sisteme politike që ngërthejnë në vete elemente që janë hibride, pra gjysëm demokratike dhe nga sistemet e kaluara me elemente jo demokratike pra në këtë situatë politika dëshiron të ketë një debat të improvizuar dhe të kontrolluar”, shprehet profesori i komunikimit Sefer Tahiri.
Fajin për një situatë të tillë e kanë edhe intelektualët thotë Sefer Tahiri, duke potencuar se ata edhe veten edhe shoqërinë po e çojnë drejtë një konformizmi.
“Kanë faj padyshim edhe intelektualët të cilët më tepër preferojnë heshtjen dhe akomodimin e tyre institucional apo me një fjalë konformizmin e tyre brenda hapsirave univerzitare akademike apo shkencore nuk kanë dëshirë që zëri i tyre të ndëgjohet jashte , të ketë jehonë jashtë atyre metrove univerzitare dhe së këndejmi leht mundë të konstatojmë se nuk kemi debat të hapur akademik dhe shkencor dhe kjo është situate në përgjithsi por them se ka edhe zëra dhe intelektual që bëjnë përjashtim në këtë drejtim që ndëgjohen dhe pamëdyshje se këta janë heronj të demokracisë”, shprehet profesori i komunikimit Sefer Tahiri.
Një ndër kriteret shum të rëndësishme për zhvillimin e demokracisë së një vendi, është funksionimi i mediave të pavarura, andaj në vendet demokratike debati publik është i paalternativ, sepse në të kundërtën kemi një shoqëri që ka komunikim të një kahshëm, apo në drejtim një dimensional.
MEMEDALI JUSUFI
