Kocijançiç: zgjedhjet dhe reformat, me rëndësi për vendin
Komisioni Europian përshëndet përpjekjet reformuese të Maqedonisë, përfshirë edhe pritjet për zgjedhjet e ardhshme lokale...

Komisioni Europian përshëndet përpjekjet reformuese të Maqedonisë, përfshirë edhe pritjet për zgjedhjet e ardhshme lokale, duke kërkuar që ato të jenë korrekte dhe demokratike.
Zëdhënësja e KE-së, Maja Kociançiç është përgjigjur në pyetjet e gazetarëve sot edhe rreth akuzave të opozitës maqedonase, se pushteti po përgatit mashtrime zgjedhore përmes keqpërdorimit të pushtetit qendror, Kocijançiç tha se e kanë bërë të qartë se, Qeveria së bashku me opozitën duhet të punojnë së bashku për të zbatuar prioritetet urgjente të Marrëveshjes së Përzhinës, me qëllim që vendi të kthehet drejt rrugës euroatlantike.
“Ne i mbështesim reformat, përfshirë këtu edhe pritjet për zgjedhjet lokale dhe në përgjithësi për reformat që qartë janë potencuar Brukseli zyrtar do t’i ndjekë me vëmendje zgjedhjet e 15 tetorit dhe përgatitjet rreth tyre. Shumë e rëndësishme për qeverinë Zaev do të jetë edhe raporti i OSBE-ODIHR-it për këto zgjedhje”,- ka theksuar Kocijançiç.
